Misteri i zhdukjes së biznesmenit shqiptar, makina u gjet 2 km larg shtëpisë, celulari i tij...

Ankthi është në kulm për zhdukjen e biznesmenit të ndërtimit shqiptarit 46-vjeçarit, Xhani Topalli, baba i tre fëmijëve të mitur në Rodos, gjurmët e të cilit humbën të dielën e 28 gushtit. 

Celulari i tij del  i fikur dhe makina i është gjetur i braktisur dy kilometra larg shtëpisë. Familjarët e tij me kalimin e ditëve janë të shqetësuar për fatin e 46-vjeçarit i cili nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.

Ndonëse familja nuk dëshiron të aktivizojë alarmin social “Silver Alert” për zhdukjen e babait 46-vjeçar, ekipi i shpëtimit të shërbimit social “Silver Alert” po merr pjesë në kërkimin e biznesmenit të ndërtimit në bashkëpunim me policinë lokale e Rodosit. 

Sipas kryetarit të shërbimit social Silver Alert, Gerasimos Kourouklis, i cili foli për protothema.gr, ai i lë të hapura të gjitha mundësitë, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e veprës penale. 

Sipas informacioneve, 46-vjeçari  pasditen e së dielës ka qene me një grup shokësh dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të takohej me një klient në një njësi hoteliere.

Nga kontrolli i kamerës rezultoi se ai është nisur drejt zonës, ndërkohë që nuk ka përfunduar kontrolli i bisedave të tij dhe gjetja e vendndodhjes së celularit. 

Sipas policisë, të gjitha portat e daljes nga ishulli janë kontrolluar por pa asnjë rezultat, ndërkohë që po kontrollohen personat që kanë pasur marrëdhënie financiare dhe profesionale me biznesmenin Xhani Topalli.