Serie A/ Nuk mjafton Milik, Fiorentina ndal Juventusin

Juventusi dhe Fiorentina janë ndalur në një barazim 1-1 në sfidën e kësaj jave në Serinë A.

Bardhezinjtë gjetën të parët golin e avantazhit me Milik, por këmbëngulja e vendasve bëri që rezultati të barazohej.

Joviç kishte mundësinë e artë për të çuar Fiorentinën në avantazh, por gaboi nga pika e bardhe e penalltisë.

Juventusi dhe Fiorentina ndajnë kështu pikët në pritje të rezultateve të rivalëve të cilët duhet ende të luajnë ndeshjet e tyre.