VIDEO/ Muçi futet nga stoli dhe bëhet protagonist në golin e fitores së Legias

Ernest Muçi e ka nisur në mënyrë mjaft të mirë sezonin e ri futbollistik.

Dy gola dhe 3 asist në 8 ndeshje, e kanë shndërruar talentin shqiptar në një protagonist te Legia e Varshavës që triumfoi ditën e djeshme ndaj Radomiak Radom me rezultatin 1-0 duke marrë kryesimin e kampionatit.

Në këtë përballje, Muçi u aktivizua nga stoli në minutën e 66-të, teksa në të 83-tën, nxori në pah klasin e tij, duke asistuar golin e fitores të realizuar nga Augustiniak. Vlen të theksohet fakti se sezonin e kaluar sulmuesi shqiptar u aktivizua 24 ndeshje duke realizuar 4 gola, ndërsa këtë sezon, ecuria duket vërtetë pozitive.