Zyrtare/ Marcelo firmos me klubin e ri, detajet e kontratës...

Marcelo ka gjetur më në fund klubin e tij të ri. I lirë që kur u largua nga Real Madrid këtë verë, mbrojtësi i majtë brazilian ka nënshkruar me Olimpiacos në Greqi për një sezon me opsion për një vit shtesë.

“Superylli brazilian Marcelo te Olympiacos. Olympiacos njofton blerjen e një legjende të futbollit, Marcelo, i cili do të veshë fanellën bardhekuq.” Një sfidë e fundit për brazilianin, i cili do të luajë në kampionatin grek.

Ndërkohë, grekët këtë sezon luajnë në grupet e Europa League teksa janë shortuar në një grup me Freiburg, Nantes dhe Qarabag.