", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/September/02/auto_Screenshot_151662123971.png", "width": 900, "height": 585 } }

Zyrtare/ Vertonghen largohet nga Benfica dhe transferohet në Belgjikë

Jan Vertonghen është larguar nga klubi i Benfica-s. Qendërmbrojtësi 35-vjeçar sot nis një aventurë të re në shtëpi në Belgjikë, ku tashmë do të veshë fanellën e Anderlehtit.

Me më shumë se 100 ndeshjen në kombëtaren belge, Vertonghen iu bashkua Benfica-s nga Tottenham në fillimin e sezonit 2020/21. Në dy vjet, Vertonghen luajti 89 ndeshje me klubin nga Lisbona.