Tentuan transferimin e Neymar te Manchester City, ja pse dështoi skenari i bujshëm i PSG

Një skenar i bujshëm në merkato. “Marca” shkruan se në orët e fundit të merkatos PSG ka tentuar të transferojë brazilianin Neymar në Premier League.

Francezët ia kanë propozuar sulmuesin gjigantëve të Manchester City, që e kanë refuzuar këtë lëvizje.

Ndërkohë, sipas raportimeve nga “Goal” kjo lëvizje e parizinëve erdhi në ditët e fundit të merkatos, por duket se ka hasur në refuzimin e anglezëve të cilët pas bisedimeve me Pep Guardiolën vendosën të mos e vazhdonin këtë tratativë.