Çmenduri skizofrenike: Meta i kërkon Kuvendit të verifikojë shëndetin mendor të Ramës dhe testin e drogës!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i bëri thirrje Kuvendit të verifikojë shëndetin mendor të Kryeministrit Rama dhe të marrë masa për t’i bërë atij, testin e drogës.

Pas shembjeve që qeveria urdhëroi në resortin turistik “Prestige”, pronë e një grupi mediatik, Ilir Meta doli në një konferencë shtypi në të cilën ndër të tjera tha:

“Akti i sotëm ishte demonstrim total i shkatërrimit të shtetit ligjor, ku edhe vendimet që këta i kanë miratuar vetë, madje edhe projektet që i kanë ideuar vetë pikërisht atje, nuk kanë asnjë vlerë përballë çmendurisë skizofrenike të Edi Ramës në panik.

Është emergjente që Kuvendi i Shqipërisë të nisë procedurat për të verifikuar shëndetin mendor të tij dhe gjithë evoluimin e kartelave të tij psiqike. Jo vetëm kaq, port ë merren masa edhe për t’i bërë testin e drogës dhe të përdorimit të substancave narkotike, pasi për shkak të detyrës që ka mund të shkaktojë edhe dëme të tjera më të mëdha për sa i takon interesit kombëtar, publik dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë. “