Shkak gjendja e fushës, FSHF shtyn ndeshjen e Kategorisë së Parë

 

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ndeshja Lushnja – KF Burrel, e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë 2022/23 është shtyrë dhe nuk do të luhet sipas kalendarit.

Ndeshja ishte programuar të luhej më datë 03.09.2022 në Lushnje, por Departamenti i Garave në FSHF pas inspektimit ka konstatuar se fusha e stadiumit nuk është ende në kushte optimale për të pritur një ndeshje futbolli.

Siç dihet fusha e stadiumit të Lushnjes “Roza Haxhiu” është duke u rinovuar me një investim të Federatës Shqiptare të Futbollit, që po ndërton edhe tre fusha të tjera në këtë qytet.

Data e ndeshjes Lushnja-Burreli mbetet për t’u përcaktuar në ditët në vazhdim