Zbulohen dy konkurrentët e parë të 'Dancing With the Stars'

Tetori është afër dhe televizionet e kanë bërë gati tashmë programacionin ku një sërë formatesh të reja do të vijnë për publikun.

Kanë nisur të zbulohen edhe emrat e parë të konkurrentëve të “Dancing with the stars”, spektaklit që do drejtohet nga Bora Zemani.

 

"Kryefjala.com" ka zbuluar se dy personazhet e para janë  Irini Qirjako dhe Mihrije Braha. 

Dy emra të njohur për publikun pritet t'i ngjiten skenës së kërcimit.

 

"Dancing with the stars" do të fillojë në Tetor dhe në rrjet po përflitet se bashkëprezantuesi i Borës do të jetë partneri i saj Donald Veshaj.