", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/September/01/auto_db91259f-dec5-4c9b-b600-14cf655a39391662035578.jpg", "width": 900, "height": 505 } }

Misioni i IAEA mbërrin në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia

Misioni i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) ka mbërritur në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, ka konfirmuar operatori bërthamor i Ukrainës Energoatom në një deklaratë në Telegram.

IAEA gjithashtu konfirmoi mbërritjen në Twitter. 

“Misioni i Mbështetjes dhe Ndihmës i IAEA në Zaporizhzhia (ISAMZ) i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm Rafael Grossi sapo ka mbërritur në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia për të kryer aktivitete të domosdoshme të sigurisë dhe mbrojtjes bërthamore”, tha agjencia në një postim në Twitter.