'Haaland dëshiron tituj por edhe rekorde', Guardiola thur elozhe për yllin norvegjez

Erling Haaland po shkëlqen në Premier League teksa për të dytën ndeshjen radhazi shënoi një tregolësh. Në sfidën që Manchester City triumfoi ndaj Nottingham Forest me rezultatin 6-0, tre realizime i takuan pikërisht norvegjezit që tashmë prek kuotën e nëntë golave në vetëm pesë ndeshje.

Sigurisht, për sulmuesin e transferuar këtë merkato nga Borussia Dortmund elozhe vijnë edhe nga trajneri Pep Guardiola. Tekniku spanjoll theksoi me siguri se Haaland do të bëhet një legjendë e Manchester Cityt ndërsa shtoi se sulmuesit nuk i interesojnë rekordet.

Sergio Aguero është legjendë e klubit, por Haaland ka kualitetin për të mbërritur atje. Haaland ka shumë talent dhe ne duam ta ndihmojmë atë të arrijë sa më shumë me fanellën e Cityt. Duke njohur Haaland mendoj se ai është më i fokusuar te titujt se tek rekordet personale, por nëse arrin të fitojë trofe duke regjistruar edhe rekorde, atëherë aq më mirë”, u shpreh Guardiola.