Klasikja e futbollit shqiptar/ Tirana-Vllaznia në ‘Selman Stërmasi’

Tirana- Vllaznia, dy skuadra me ambicie maksimale do të masin forcat këtë të premte në stadiumin “Selman Stërmasi”, me objektivin e vetëm për të fituar.

Kryeqytetasit kërkojnë të mbrojnë titullin kampion, edhe pse rruga për ta siguruar këtë do të jetë e gjatë dhe e vështirë.

Nga ana tjetër, Vllaznia vjen me shumë probleme fizike. Deri më tani, mungesa e sigurt për kuqeblutë është Liridon Latifi, ndërsa në dyshim janë Ardit Hoxhaj dhe Esin Hakaj.

Megjithatë, lojtarët e dinë se kur bëhet fjalë për derbin e Shqipërisë, çdokush që do të luajë do të japë maksimumin.

Tirana-Vllaznia do të luhet të premten, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 16:00.