Meta padit Autoritetin e Dosjeve: Manipulim e shantazh për llogari të Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar gjatë paradites së sotme se ka kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.

Meta kishte deklaruar kohë më parë se me datën 1 shtator do të depozitonte kallëzimin pas akuzave të paprovuara ndaj tij se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Mesazhi i Metës:

Të dashur qytetare dhe qytetarë,

Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës.

Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë.