Zbulohen pamje të reja të mahnitshme të Titanikut

OceanGate Expeditions përfundoi zhytjen e dytë vjetore drejt anijës së mbytur Titanik, në të cilën kapi pjesë të saj që nuk janë parë që kur u mbyt në 1912.

Videoja tregon harkun e njohur të anijes, zinxhirin e ankorimit 200 paund, spirancën gjigante buzë portit.

Ekipi filmoi anijen historike në rezolucionin më të lartë të videos, afërsisht 8000 piksele të gjera (8k), e cila i lejon ata të zmadhojnë zona të veçanta pa humbur cilësinë e imazhit