Chelsea nuk ndalet, klubi anglez synon transferimin e mesfushorit të PSV

Premier League-Eredivisie ishte aksi kryesor i kësaj merkatoje dhe i tillë duket se do të jetë dhe në orët e fundit.

Chelsea ka depozituar në zyrat e PSV-së ofertën e fundit për mesfushorin Ibrahim Sangare.

Bëhet fjalë për një ofertë rreth 45 milionë euro dhe 24-vjeçari ka dhënë konfirmimin e tij për këtë lëvizje.

Bisedimet janë intensive, pasi edhe koha nuk premton dhe londinezët janë optimist se ky transferim do të kryhet me sukses.