FOTO/ Dua Lipa ‘rrit’ temperaturat me pozat e saj sensuale në pishinë

Ajo di shumë mirë si të rrëmbejë vëmendjen me çdo paraqitje të sajën.

Dua Lipa i vuri ‘flakën rrjetit’ teksa ka pozuar e veshur më një ‘body’, brenda një pishine në fotosensionin e fundit.

27-vjeçarja shfaqi fizikun e saj perfekt, e veshur me rrobabanjot me dizajn me flakë, i cili binte goxha në sy teksa lahej pranë pishinës.

Dua shfaqej pa grim, duke e kombinuar veshjen vetëm me një palë vathë argjendi dhe flokët e saj të gjatë dhe të lagur.

Dua ndau imazhet për më shumë se 86.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram dhe krahas fotove shkroi: “Nuk do të largohem kurrë nga ‘la isla bonita’ “.