VIDEO-SYRI TV/ Rama rikthen bastet, pranon dështimin para krimit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar riktthimin e basteve online, katër vjet pas aksionit që vetë ndërmori për t’i mbyllur ato. Kryeministri e justifikoi këtë fakt me lulëzimin e basteve edhe në ilegalitet, ndërsa tha se aktiviteti është zhvilluar nga persona me profil të lartë në krimin e organizuar

SYRI TV

Katër vite më parë kryeministri Edi Rama do të nxirrte në ilegalitet qindra aktivitete të basteve sportive, të cilat nuk ndalën kurrë, veçse u përjashtuan nga pagesa e taksave.

Por teksa 4 vite më parë, kryeministri Rama do të deklaronte për konsum politik se ishin 700 milionë euro që dilnin nga ekonomitë familjare e shkonin në bixhoz, sot ai pranon se ka dështuar, madje duke i shtyrë edhe grupet kriminale që të zgjeronin aktivitetin e tyre në këtë sektor.

Kryeministri Rama nuk nguroi që të deklaronte se arsyeja e rihapjes së basteve ishin të ardhurat e munguara në 4 vitet e ushtrimit të aktivitetit në ilegalitet, por veçse këtë herë duket se ekonomia familjare nuk ishte pjesë e fjalimit të tij.

Ndërkohë që bastet online kane qene aktive dhe kanë vazhduar ne ilegalitet, kryeministri deklaroi se një nga arsyet se përse  vendosi t’i shpallë të paligjshme ishte edhe përfshirja e vëllait të tij, Olsi Ramës, në një nga kompanitë e basteve të asaj kohe.

Rikthimi i basteve online me ligj u paralajmërua gjatë bashkëbisedimit që kryeministri Rama zhvilloi me përfaqësues të federative sportive, të cilët njëzëri kërkuan formalizimin e basteve.

Gjatë dëgjesës, drejtori i AKEP pranoi se mbyllja e faqeve të basteve online është e pamundur, ndërsa miratimin për rikthimin e legjitimitetit të basteve e dha edhe drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj.