Tjetër përforcim për Mourinhon, Roma zyrtarizon afrimin e Camara

Roma ka bërë një tjetër përforcim në mesfushë në këtë merkato vere. Nga Olympiacos është afruar mesfsuhori Mady Camara i cili vjen në formë huazimi në kryeqytetin italian.

 Lajmin e ka bërë të ditur vetë Roma me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit. Në të thuhej se Camara është transferuar te Roma në formë huazimi deri në fundin e sezonit, por me të drejtë blerje.

Për sa i përket huazimit, Roma ka shpenzuar rreth 1.2 milionë euro. Ndërkohë që çmimi për të drejtën e blerjes është përcaktuar 12 milionë euro. Camara ka zgjedhur edhe numrin që do të mbajë në fanellë dhe është numri 20.