Pse e ka ndërruar emrin zv/drejtori i SHISH i emëruar sot nga Rama?

Ish-këshilltari i Edi Ramës, Oljan Kanushi është emëruar sot si zëvendës drejtori i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Emërimi i Kanushit është bërë publik pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se, Oljan Kanushi është emëruar në një vend që ka qenë bosh prej kohësh.

Por Kanushi mësohet se në vitin 1999 ka ndryshuar emrin.

Sipas një vendimi të këshillit Bashkiak të Tiranës të 21 Majit 1999, Olian Kanushi ka ndërruar emrin në Oljan Kanushi.

‘Olian Kanushi, banor i Njësisë Administrative Nr.8, t’i ndërrohet emri nga Olian në Oljan’, thuhet në vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës.

Arsyet se pse Kanushi ka ndërruar emrin nuk dihen, por ai mund të japë arsyet.

Ndërkaq, Oljan Kanushi duket se ka bërë karrierë që kur Edi Rama erdhi në pushtet.

Në një jetëshkrim të tij të shpërndarë nëpër disa media të thuhet se ai, ka punuar në disa kompani private, pa specifikuar emra, por pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet ka punuar në administratën shtetërore, që nga ministria e Jashtme, deri së fundmi si këshilltar i Edi Ramës.