Djemtë e 'West Side Family' dërgojnë vajzën e Dr. Florit në gjimnazin e të atit

Vajza e artistit të ndjerë Dr.Florit, Kaltrina tashmë është rritur, ka mbaruar ciklin 9-vjeçar të shkollës dhe është gati për në gjimnaz.

 

Landi dhe Miri, dy pjestarët e grupit ‘West Side Family’ e kanë dërguar Kaltrinën në gjimnazin ku ata janë takuar si grup dhe kanë nisur hapat e parë në muzikë, Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”.

 

Landi ka postuar disa foto krah Kaltrinës dhe Armirit dhe shkruan:

"Këshilla, llogje, historira. Ç’na lodhët! Po ç’e deshët! Hë, ka mo?! E mora vesh! Po. PO. POOO!!! Daaakord! Ëhë ëhë… Sigurisht, natyrisht! Ishit shumë të kjartë! Hajd shnet!!! Petro Nini Luarasi, Sërish…Urime, mirëseerdhe, suksese, paç fat, etj. etj. etj. Kelly".