Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare, ish-lideri i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev

Mikhail Gorbachev, ish-president i Bashkimit Sovjetik, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë ruse Tass, Interfax dhe Ria Novosti, duke cituar burime spitalore.

Gorbachev prej kohësh kishte probleme shëndetësore ndërsa këtë mbrëmje ai ka ndërruar jetë.

Gorbaçovi i cili i dha fund Luftës së Ftohtë pa ardhur në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara, nuk arriti të shmangë rënien e Bashkimit Sovjetik.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev hoqi dorë nga të gjitha fuqitë për të qeverisur vendin, dhe që nga ajo kohë nuk ka udhëhequr një jetë serioze politike që mund të qëndrojë në të njëjtin nivel me aktivitetet e tij të kaluara.