Bilanci i COVID/ 446 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 446 raste të reja me koronavirus nga 1532 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trjtim mjekësor 15 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 549 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 3119 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 151 në Tiranë, 22 në Lushnje, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Fier, 16 në Shkodër, 15 në Gjirokastër, 12 në Berat, nga 11 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 10 në Pogradec, nga 9 qytetarë në Krujë, Korçë, Devoll, nga 8 qytetarë në Kurbin, Skrapar, Elbasan, 7 në Tepelenë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Vorë, Kolonjë, Belsh, 4 në Kuçovë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Dibër, Himarë, Përmet, Memaliaj, Maliq, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Mallakastër, Peqin, Gramsh, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Has, Shijak, Mat, Roskovec, Patos, Selenicë. 

Statistika (30 Gusht 2022) 
Raste të reja ditore             446
Të shëruar në 24 orë          549
Të shtruar në spitale             15
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     1532
Testime totale                   1,961,001
Raste pozitive                     327,871
Raste të shëruara              321,170   
Raste Aktive                             3,119
Humbje jete                              3,582

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë            1,465
Fier                 335
Elbasan           214
Shkodër           207
Korçë                207
Durrës               205
Vlorë                   156
Gjirokastër         118
Berat                    95
Lezhë                   55
Dibër                    51
Kukës                    11