Dështimi i Policisë së Shtetit për të parandaluar vrasjen në Tiranë dhe statusi i neveritshëm i Bledi Çuçit

Një ngjarje e rëndë ka trondituar Tiranën pasditen e kësaj të marte. Arsen Muskurti i cili njihet edhe me emrin Hamza Kastrati ka qëlluar për vdekje me armë zjarri vëllain e tij dhe kunatën, Dritan dhe Nora Muskurtin brenda agjencisë turistike.

Vëllezërit dyshohet se kanë pasur konflikte të hershme për pronësinë e biznesit ndërsa nuk kanë munguar sulmet në rrjete sociale mes njëri-tjetrit.

Ajo që e bën më të rëndë këtë krim që tronditi vendin, është mosveprimi i Policisë së Shtetit, e cila ishte në dijeni të kërcënimeve të ekstremistit fetar Arsen Muskurti.

Edhe pse çifti kishte kërkuar mbrojtje nga autori i vrasjes duke bërë kallëzim penal disa herë, sërish policia nuk ka reaguar, duke mos e parandaluar vrasjen e dyfishtë në qendër të Tiranës.

Si të mos mjaftonte kjo, reagimi nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e bën situatën edhe më të rëndë, duke treguar jo arritje të policisë, por dështim total të saj për parandalimin e krimit.

Çuçi thotë se autori u kap në kohë reakord nga Policia e Shtetit, por ai asgjë nuk bëri për të parandaluar ngjarjen e rëndë. Bledi Çuçi me reagimin e neveritshëm tregon se shteti ka dështuar.

/M.Ç. - Syri.Net/