FOTO/ E vrau së bashku me kunatën në Tiranë, autori për vëllain në rrjete sociale: I dënuar në Itali për prostitucion

Dritan Muskurti i cili mbeti sot i vrarë së bashku me të shoqen e tij, Nora Muskurti e kishte emrin e vërtetë Alban. Kështu thuhet së paku në postimin e autorit Aresen Muskurti (Hamza) ku akuzon vëllain e tij se ka është dënuar në Itali për prostitucion, vjedhje dhe e ka ndërruar emrin në Dritan dhe ka pas 5 vjet (Espuls) për të mos të hyrë në asnjë shtet të BE-së.

'E RENDESISHME, emri i vërtetë i Dritanit ka qenë ALBAN por për arsye që është dënuar në ITALI për Prostitucion dhe Vjedhje e ka ndëruar emrin në Dritan dhe ka pas 5 vjet (Espuls) për mos me hy në asnjë Shtet të Bashkimit Europian.'- thuhet në statusin e autorit.