Fitoi tripletën me Bayernin në vitin 2020, sulmuesi i talentuar transferohet te klubi i Serie A

Sulmuesi holandez, Joshua Zirkzee, është zyrtarisht futbollisti më i ri i Bolonjës.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi, i cili prej kohësh ishte në ndjekje të tij.

Holandezi shihej si nja nga talentet më premtues të Bayernit të Mynihut, por ai nuk arriti kurrë në nivelin që kërkonin kampionët e Gjermanisë.

Zirkzee ishte pjesë e skuadrës së Bayernit në triumfin e “Tripletës” së famshme të fituar në vitin 2020.

Ai gjithashtu ishte pjesë e Parmës për 6 muaj si i huazuar në vitin 2021, kështu që ka pak eksperiencë në Serinë A.