'Ballkani i Hapur', Meta: Ka efekte negative! Procesi i Berlinit duhet të mbështetet nga të gjithë vendet e rajonit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndalur tek “Ballkani i Hapur” është shprehur se çdo nismë jotransparente dhe përçarëse i shërben protagonizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon.

“Çdo nismë jotransparente dhe përçarëse që i shërben protoganizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon vetëm efekte negative mund të ketë.”-shkruan ai.

Ndër të tjera Meta thekson se është Procesi i Berlini ai që duhet të marrë mbështetjen e të gjitha vendeve të rajonit.