U përfolën për ndarje, Sara për PM: E kam shok...

Sarah Berisha dhe Dj Pm kanë kaluar fundjavën në "Sunny Hill Festival" që u mbajt në Tiranë. Së fundmi Sara ka ndarë një fotografi gjatë koncertit, ku shihet krah Pm.

Por vëmendjen e ka marrë përshkrimi që blogerja i ka vendosur fotos duke shkruar se PM e ka shokun e zemrës.

Kujtojmë që kohët e fundit dyshja u përfol se ishin ndarë pasi nuk i kishim parë bashkë, por Sara i ka hedhur poshtë thashethemet.