Realizoi tripletë dhe i dhuroi fitoren Granada-s, trajneri thur elozhe për Myrto Uzunin

Myrto Uzuni shkëlqeu mbrëmjen e djeshme në La Liga 2 në ndeshjen që skuadra e tij, Granada fitoi ndaj Villarreal B me rezultatin 3-0.

Sulmuesi beratas realizoi tripletë për ekipin e tij, duke i siguruar një triumf mjaft të rëndësishëm.

Pas sfidës, trajneri i Granada-s, Aitor Karanka, vlerësoi performancën e futbollistit kuqezi, duke u shprehur:

“Myrto është një djalë që të bën të lumtur kur gjërat i shkojnë mirë. Sezonin e kaluar gjërat i shkuan keq derisa u mësua”, ka theksuar trajneri i Granadas.