Myrto Uzuni shënon 2 gola për 11 minuta në Granada-Villarreal

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, u kthye sërish në një protagonist në La Liga 2, ku arrin të gjejë sërish rrugën e rrjetës.

Kësaj radhe, 27-vjeçari i shënoi skuadrës së Villarreal II dhe madje që në minutën e parë, duke çuar në festë tifozët në shkallët e stadiumit.

Pas një topi të shërbyer nga ana e Jorente, Uzuni i vetëm me portierin, nuk e kishte të vështirë për të shënuar dhe për të kaluar Granadën në avantazh.

Sulmuesi kuqezi nuk ndalet dhe në minutën e 11-të realizon edhe golin e dytë me penallti, duke dyfishuar shifrat,

Ky është goli i tretë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare në La Liga 2, në tre ndeshje të zhvilluara dhe goli i katërt me Granadën, qëkur u bashkua me spanjollët në janar.