Partizani-Laçi/ Sfida për kreun, publikohen formacionet zyrtare

Partizani luan si pritës në “Elbasan Arena” ku do të ndeshet me Laçin në sfidën e javës së dytë të “Abissnet Superiore”.

Të dyja skuadrat ndahen me nga tre pikë pas javës së parë dhe kështu do të ndeshen për të marrë dhe fitoren e dytë.

Si “Demat” ashtu edhe kurbinasit, shihen si favoritë për titullin kampion këtë vit dhe për këtë arsye nuk do të duan të lënë pikë në këtë takim.

Formacionet zyrtare

Partizani: Rexhepi, Bitri, Sota, Buxhelaj, Hadroj, Matondo, Murataj, Rrapaj, Hoti, Da Silva, Skuka

Trajner: Xhiovani Kolela

Laçi: Dajsinani, Velkovski, Roganoviç, Turkaj, Alla, Ziko, Babatunde, Spahiu, Manellari, Mazrekaj, Adeleke

Trajner: Dejan Vukiçeviç