VIDEO-SYRI TV/ Shalqini kalbet në tokë, Fermerët: Shteti na ka braktisur me kohë

Tonelata me shalqi në zonën e Torovicës kanë mbetur në arë pa u vjelë, për shkak të mungesës së tregut. Fermerët e kësaj zone tregojnë se kostot për prodhimin  e bostanit këtë vit kanë qenë të mëdha, ndërsa deri më tani janë me humbje për shkak të mungesës së shitjes së prodhimit. Materiali në vijim nga Martin Marku na njeh me situatën e fermerëve në Torovicë.

Nga SYRI TV

Fermerët tregojnë se prodhimet e tyre bujqësore kryesisht shalqiri po ju kalbet në ara si shkak i thatësirave të mëdha dhe mungesës së tregut.

Në mungesë të pikave të grumbullimit dhe një tregu të organizuar, fermerët e Torovicës, nxjerrin bostanin dhe perime të tjera në anë të rrugës me shpresën se do të shesin diçka. Kjo rutinë e përditshme për fermerët po rezulton pa sukses, për shkak se sasia e prodhuar në tokë nuk mund të shitet me pakicë.

Fermerët shprehen se nese situata do jetë e njejtë, vitin tjetër nuk do të mbjellin fare për shkak se nuk po arrijnë të nxjerrin as kostot më minimale, pasi shpenzimet kanë qenë kolosale.

Fusha e Torovicës njihet për prodhimin e shalqirit, grurit, misrit dhe një serë kulturash të tjera, por mungesa e vëmëndjes nga ana e shtetit dhe një serë faktorësh të tjerë po i detyron fërmerët  ta braktisin zonën dhe të largohën në emigrim tek fëmijet e tyrë.