19 viktima dhe 3 të mbijetuar nga rrëzimi i një helikopteri rus në Siberi

Të paktën  19 persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të një helikopter ushtarak rus në rajonin verior të vendit, Jamal, raportoi sot agjencia zyrtare ruse e lajmeve, TASS, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar.

“Ekipet e shpëtimit që mbërritën në vend kanë hyrë në helikopterin e dëmtuar, ku gjetën tre persona në gjendje të rëndë. Sipas të dhënave paraprake, të paktën 19 pasagjerë të tjerë kanë vdekur”, tha burimi, sipas TASS.

Ministria ruse e Emergjencave më herët njoftoi se “një helikopter tip Mi-8 është rrëzuar 80 kilometra në veriperëndim të qytetit të Urengoyit në qarkun autonom  të vendit, Jamal-Nenec”.

“Sipas të dhënave paraprake thuhet se 22 persona ishin në bordin e helikopterit”, deklaroi TASS.

“Besohet se helikopteri po transportonte punonjësit e kompanisë të naftës dhe ishte nisur drejt Urengojit”, shkruan agjencia ruse.

Autoritetet kanë nisur një hetim.