Stoltenberg porosit Kurtin dhe Vuçiçin: Zgjidhini edhe çështjet e tjera, NATO dhe KFOR-i mbesin vigjilentë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka mirëpritur marrëveshjen Kosovë – Serbi për kalimin e lirë nëpër kufi.

Stoltenberg i ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç që t’i zgjidhin edhe çështjet e tjera, duke ua kujtuar se NATO dhe KFOR-i mbesin vigjilentë.

“E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti që t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik”, shkroi ai në Twitter.

“NATO-KFOR mbesin vigjilentë”, shtoi Stoltenberg.