40-vjeçari u fut për t’u larë në liqenin e Prespës së Madhe, shokët e nxorën të pajetë

Shkon për të peshkuar dhe mbytet në ujërat e Liqenit të Prespës së Madhe.

Fredi Ceno 40 vjeç nga fshati Bitinckë i Bashkisë së Devollit së bashku me tre persona të tjerë ka shkuar për të peshkuar me grepa në bregun e liqenit të Prespës në fshatin Gollomboç.

Në një moment , 40-vjeçari ka lënë peshkimin dhe ka hyrë për tu larë i vetëm në ujërat e këtij liqeni.

Shokët e tij kanë parë që 40-vjecari nuk dinte not mirë dhe kanë hyrë për ta shpëtuar por duket se ka qenë vonë.

Ata e kanë nxjerrë 40-vjeçarin në breg por pa shenja jete.