Panariti: Në Amerikë nuk ka bord që vendos çmime, nafta 2 herë më e lirë

Nga Edmond Panariti

Shkoni ku të doni, nga të doni, por naftës 248 lek për litër nuk i shpëtoni!

Çfarë na thotë sot më dt 28 Gusht "bordi" i transparencës së karburanteve në Amerikë  dhe ç'thotë ky i joni këtu?

Amerikë... platforma njofton se ku shitet dhe blihet më lirë karburanti në Amerikë, duke njoftuar konsumatoret për furnizuesit me emër firme, adresë qyteti dhe shteti për në dt 28 Gusht për karburantin më të lirë. (shih më poshtë bashkëngjitur)

Çfarë të bie në sy?

Nuk ka çmim të unifikuar, sepse ka konkurrencë mes kompanive, por edhe nivel të diferencuar taksimi të karburantit sipas vendit

Pra.. Jo monopol.

Gjithësesi çmimi rreth 2 herë më i lirë

Çfarë thotë bordi te ne?

Shkoni ku të doni, si të doni dhe nga të doni por 248 lek për litër nuk i shpëtoni.