FOTO/ Alaudin Hamiti zbulon pak nga shtëpia e Big Brother Kosova!

Që në momentin e parë kur u konfirmua se Big Brother Kosova do të niste në sezonin e ri televiziv, kuriozitetit ka qenë i madh në lidhje me formatin, fundja ashtu siç ishin edhe vitin e shkuar për nisjen e Big Brother Albania e që në fund nuk zhgënjeu. 

Tashmë është fakt i ditur që prezantues i programit në Kosovë do të jetë Alaudin Hamiti dhe do të shfaqet në Klan Kosova, megjithatë ka ende shumë mister rreth pjesëmarrësve, pavarësisht emrave që kanë dalë në media dhe po ashtu rreth vetë shtëpisë. 

 

Në lidhje me këtë të fundit së fundmi moderatori ka zbuluar diçka të vogël, nisur nga sic thotë ai prej kërkesave të shumta të publikut.

Në Instagram-in e tij ai ka ndarë projektin, ose më saktë dizajnin e projektit të oborrit të shtëpisë që do të shfaqet 24/7 në ekranin e njerëzve. 

 

"Sneak Peak"-u nga projekti tregon disa detaje rreth shtëpisë dhe si pritet të jetë, ndërsa duket stili modern dhe i veçantë që do të përdoret, njëjtë si shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e Big Brother Albania.

Jemi tepër kuriozë për nisjen e Big Brother Kosova dhe për atë që do të ndodhë nga përtej kufirit, ndërkohë që sigurisht mezi presim të nisë edhe edicioni i dytë i Bog Brother Albania, që siç përflitet do të vijë në fund të këtij viti.