Aksidentet/ 19 fëmijë të plagosur rëndë në dy javë e para të gushtit

Numri i aksidenteve në vendin tonë sa vjen e shtohet e bashkë me të edhe numri i viktimave e të plagosurve.

Mes këtyre të plagosurve ka edhe fëmijë pasi sipas të dhënave nga spitali i Traumës vetëm ne 2 javët e para të gushtit, 19 fëmijë të aksidentuar i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Shkaqet për këto aksidente janë të shumta dhe ndër to përmendet mos lidhja në segiolinot e pasme, prindër që i mbajnë fëmijët në prehër apo edhe raste më ekstreme kur drejtuesi e mban fëmijën në timon.

Mjekja kirurge Valmira Abilaliaj shprehet se pakujdesia e prindërve bëhet burim për aksidente.

Pakujdesia nga ana e prindërve, përbën një burim aksidenti dhe dëmtime për fëmijët. Rastet kanë qenë si pasojë e pakujdesisë. Nëna mban në prehër fëmijën dhe në momentin e aksidentit fëmija i ka dalë nga makina. Kjo ka shkaktuar traumë në kokë.

Mjekja kërkon që prindërit dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve që të sigurojnë fëmijët duke i vendosur në sediljet e tyre të posaçme të lidhur, para se të nisen në udhëtim.