VIDEO/ Vedat Muriqi po shkëlqen në Spanjë, shënon një tjetër gol me Mallorcën

Vedat Muriqi padyshim që po kalon një periudhë fantastike këtë fillim sezoni, duke shënuar golin e dytë në javën e tretë të La Ligës.

Në minutën e 14-të, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës mori një krosim të bukur në zonë, ku lëshoi një gjuajtje të fuqishme me kokë, për të kaluar Mallorcën në avantazh kundër Vallecanos së Ivan Balliut.

Muriqi shënoi gjithashtu dhe javën e kaluar në sfidën përballë Betis në shtëpi, që përfundoi me fitoren e miqve.