Merr fund ‘arratisja’ për Kristina Baki dhe partnerin e saj

Tashmë që Dua Lipa i nxori zbuluar Kristina Bakiu dhe partneri i saj nuk fshihen më. Mbrëmjen e djeshme ata kanë marrë pjesë në ‘Sunny Hill Festival’ dhe ka qenë mikesha më e mirë e modeles, Adrola Dushi, e cila ka ndarë foto me ta.

Fillimisht ajo postoi një foto me partnerin e Kristinës, duke shkruar: “Me kunatin”, teksa edhe e ka etiketuar.

Më pas modelja ndau një tjetër foto ku pozon me të dy duke na dhënë një nga pak fotot e çiftit bashkë.

Disa ditë më parë ishte Dua Lipa ajo e cila publikoi një foto të Kristinës me partnerin e saj. Dua shijoi disa ditë pushime në Shqipëri, teksa darkoi me modelen dhe partnerin e saj Eros Shenebiela.