Gazetari i medias pranë Ramës merr rrugën për në Gjermani

Kryeministri Edi Rama e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme. Politika e tij është shpopullimi dhe asnjë nismë për të afruar të rinjtë.

Ata çdo ditë po largohen dhe rasti më i fundit është ai i një gazetari të medias pranë qeverisë.

Ronaldo Gjoshi i cili me këmbëngulje u bë pjesë e gazetarisë, tashmë nuk do të raportojë më nga terreni.

Ai do të udhëtojë drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë, pasi Shqipëria e gjitha në dorë të Ramës dhe njerëzve pranë tij s'ofron më shpresë.

Kjo nuk është gjë tjetër veçse e përditshmja e zezë në Shqipëri, e jo si në ekranet e mediave të qeverisë me ngjyra.

Lajmin për largimin e Ronaldo Gjoshit e ka dhënë gazetarja Entela Duka. Më poshtë statusi i saj!

NJE TJETER I RI NE VENDIN TIM QE LARGOHET....….
Sot u pershendeta me Ronaldon. Nje tjeter i ri, i cili ka vendosur te shkoje ne Gjermani. Ndryshe nga bashkemoshataret e tij, qe enden te papune rrugeve te qytetit ose bejne nje pune dosido , Ronaldo ishte gazetar, madje i nje TV kombetar. Pavaresisht punes ne media e kuptoi ne kohe qe ketu nuk ia dilet. Si shume te rinj ai hoqi dore nga endrra e tij me e madhe dhe te shkoje ne emigracion per ca kacidhe me shume.

Teksa i shtrengova doren dhe i urova fat, syte e tij mu duken me te zbehte. Mbaj mend heret e para kur e kam takuar sesa deshire kishte te behej gazetar ehh.... atehere syte i shkelqenin me shume sesa dielli sot. Edhe pse fale kembenguljes arriti te behej pjese e medias sot vendosi ta braktise dhe te marre rruget e Europes. Teksa ai iu drejtua mjetit te tij gjysme i buzeqeshur mendova: Ky vend ska per tu bere me, persa kohe e braktisin te rinjte me endrra per jeten! Ndjeva trishtim😢E vura veten ne vendin e nenes se kolegut,  sa e dhimbshme duhet te jete per te.

Nga ekrani i nje TV, nga neser te birin do ta shoh vetem nga ekrani i nje telefoni. Madje nje moment mendova se njelloj si Ronaldo neser do te me duhet te ndahem nga vajzat e mia. TRISHTIM! Sado perpiqemi ti rrisim dhe arsimojme femijet tane ata perfundojne rrugeve te botes per nje jete me te mire. Epra kjo eshte e perditshmja qe dhemb, jo fasadat ne ekranet me ngjyra.

Lutem Zotit per cdo emigrant dhe bije nenash, te pakten jashte te gjejne ate qe kurre nuk e gjeten ne vendlindjen e tyre.  Neser do te jete nje tjeter i ri qe do te largohet, pasneser nje tjeter, e keshtu me radhe.... Kam frike se nje dite do na marre malli per te qaren e nje femije😢 Rruge te mbare koleg, u takofshim ne te tjera kushte . " Ne Shqiperine e Pavarur"!