", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/August/26/auto_FbGFi3KWAAACk5r1661528833.jfif", "width": 900, "height": 565 } }

Zyrtare/ Newcastle godet në merkato, transferon sulmuesin suedez

Tani është zyrtare. Alexander Isak është një lojtari më i ri i Newcastle.

Klubi anglez blen kartonin e sulmuesit suedez nga Real Sociedad, por nuk tregon shumën e shpenzuar (besohet të jetë rreth 70 milionë euro) apo kohëzgjatjen e kontratës, thjesht “afatgjatë”.

“Newcastle United është i lumtur t’iu njoftojë nënshkrimin me Alexander Isak për një tarifë të pazbuluar. Sulmuesi vjen nga Real Sociedad dhe ka nënshkruar një kontratë afatgjatë në St. James' Park ”, thuhet në deklaratën e klubit.

Blerja e katërt e verës së “Magpies”, do të veshë fanellën me numrin 14 të klubit të Premierligës.