Agjenti i Ronaldos në kontakt me Napolin, përflitet shkëmbimi i lojtarëve

Agjenti i lojtarit portugez të Manchester United, Cristiano Ronaldo, Jorge Mendes, është në kontakt me përfaqësuesit e Napolit dhe tema është një transferim i mundshëm i portugezit tek skuadra italiane.

Mendes po punon shumë për të gjetur një zgjidhje për Ronaldon i cili është i pakënaqur te Manchester United dhe dëshiron të luajë në Champions League, por duhet të plotësojë edhe kërkesat e |Djajve të Kuq|.

Agjenti i sugjeroi Napolit që Ronaldo të vinte në këtë klub dhe që United të blejë futbollistin nigerian Victor Osimhen, i cili luan për skuadrën italiane. Sky Sport shkruan se stafi i United e pëlqen lojtarin nigerian dhe se ai është në listën e zëvendësuesve të mundshëm të portugezit.

Megjithatë, Napoli është gati të pranojë vetëm shumën prej 100 milionë eurosh në “paketën” me Ronaldon, për të cilin klubi italian është i interesuar që kur u shfaqën zërat për pakënaqësinë dhe largimin e tij nga Old Trafford.

Merkato përfundon më 1 shtator.