EMRI/ Zbulohet 'ferma' e kanabisit me vlerë 147,000 £ në Britani, arrestohet 20-vjeçari shqiptar
Një emigrant ka rënë në prangat e policisë në Walsall. Ai është kapur në një fabrikë kanabisi vlera e të cilës shkon në 147, 000 £ .
I quajtur ndryshe ‘kopshtari’ Adelajt Velsmali është kapur nga policia në një papafingo në një pronë në Walsall, që ishte kthyer në një fermë të madhe droge.
20-vjeçari ka treguar se ka hyrë ilegalisht në Britani, ndërsa mund të mos dëbohet nga vendi. Ai ishte i vetmi person që u gjet gjatë aksionit policor.
Në dëshminë e tij të dhënë gjatë hetimeve ai ka thënë se ka ardhur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në tetorin e kaluar.