'Këto janë përpëlitjet e fundit, do të dalin përpara drejtësisë. Do ta njohin shumë mirë Ilir Metën'

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paralajmëroi qeverinë Rama se këto janë përpëlitjet e saj të fundit. Ai tha sot për News24 se do e njohin shumë mirë se kush është Ilir Meta.

“Kam qenë dhe jam këtu, përballë drejtësisë së partisë, por përballë çdo drejtësie, përballë popullit të Shqipërisë. Por ato firmat fët e fët do ta kalojnë katin e SPAK shumë shpejt.

Afera e inceneratorëve është më sterrë. Këtu paguajnë për 3 persona që janë në kërkim në Austri, që kanë ikur në marrëveshje me shtetin.

Vazhdojnë dhe paguajnë shkrime për të goditur Ilir Metën.

Ilir Meta ka qenë këtu prej 22 marsit kur doli deputet, edhe tani. ka një detyrë të vështirë se do t'i duhet të punojë 10 herë më shumë të paktën 25 vitet e tjera, në mënyrë aktive në politikë.

Ka përgjegjësi për këtë guxim që ka ndërmarr, jo vetëm ndaj Ramës, por dhe ndaj interesave të shqiptarëve. Kjo do të jetë një çështje e shpejtë, javësh. Këto janë javët e fundit. Do ta njohin mirë Metën, që nja 200 vjet në Shqipëri, të mos guxojë asnjë të prekë Kushtetutën.”, tha Meta.