VIDEO/ Shihni si reagojnë lojtarët e Plzen kur mësojnë se do të luajnë kundër Bayernit, Barcelonës dhe Interit

Dje u hodh shorti për fazën e grupeve të Champions League.

Në Grupin C janë caktuar Barcelona, Bayern Munchen, Inter, si dhe klubi çek, Viktoria Plzen.

Këta të fundit vendosën ta ndjekin së bashku hedhjen e shortit, madje duke regjistruar reagimin që do të kenë.

Reagimi i tyre ishte i përzierë kur mësojnë se do të luajnë kundër Bayernit, Barcelonës dhe Interit.

Kishte momente kur ata qeshnin, e më pas edhe kur fytyra iu zbehej.

Duket se ata në njërën anë ishin të gëzuar se do të kenë shansin të luajnë me tri ekipe të mëdha dhe lojtarë të njohur, por në anën tjetër edhe të brengosur se me çfarë rezultati do të përfundojnë ndeshjet.

Më poshtë mund të shikoni reagimin e tyre.