Berisha: Kaskada e Drinit po zbrazet në mënyrë të pabesueshme, Rama e justifikon këtë krim për impiantet në Vlorë!

Kryetari i PD-së Sali Berisha e ka demaskuar me fakte, aferën e re të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama prej miliona eurosh, në emër të "krizës energjitike".

"Çfarë po bën Edi Rama tani për të dalë para shqiptarëve me këtë batërdi?! - Po bën në mënyrën më të pabesueshme zbrazjen e rrufeshme të kaskadës së Drinit. 

Çdo ditë kaskada ulet me mbi 50 cm në ditë. Sot kaskada është 274 metra, në një kohë kur me rregulloren ajo me datën 1 shtator nuk mund të jetë kurrë poshtë 284 metra. Ndalohet me ligj!

Edi Rama për justifikuar këtë krim të shëmtuar, për t'ju thënë shqiptarëve se nuk ka energji në bursë, diga, dhe të instalojë këto dy impiante në Vlorë. 

Ju informoj se këto impiante kanë funksionuar për 20 vite me radhë rresht në Khulna të Bangladeshit. Nga viti 2018 e deri më sot, ata kanë qenë pa funksion", zbuloi kreu i PD-së.