Afera e incineratorëve, Shehaj: Toka që iu dha kompanisë u shpronësua nga buxheti i shtetit

Dosja e incineratorëve nuk ka përfshirë vetëm aferën për çmimin e trajtimit të mbetjeve, kreditë me garanci të shtetit apo mungesën e impiantit. Koordinatorja për luftën ndaj korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj shprehet se toka që u shpronësua me paratë e buxhetit, iu dha kompanisë që ka kontratën.

“Ka një fond dhe VKM, fond për shpronësimin, kur është bërë miratimi i koncesionit është bërë dhe kjo. Që 60% e tokës ishte shtet, 40% privat, dhe shteti e mori përsipër me pagesën e tij, t’i shpronësonte këta njerëz. I shpronësoi, këta njerëz kanë vajtur në Gjykata dhe fatura për shtetin shqiptar ka qenë dhe vazhdon të jetë.”

Për Shehajn pas incineratorëve janë drejtuesit më të lartë të qeverisë shqiptare por dhe të tre bashkive.

“Ne kemi besim te drejtësia, unë nuk mund ta humb shpresën te drejtësia, por është e sigurt që më pas populli do të zbresë  dhe do kërkojë drejtësisë vetë. Shqipëria nuk mund të mbetet në duart e kriminalëve.  Ne nuk cilësojmë fajtorë vetëm kryetarët e bashkive, ky është një grup kriminal dhe një grup i strukturuar kriminale. Këta janë organizatë kriminale."

Me shtatorin pritet që denoncimet për këtë aferë të jenë edhe më të forta ndërsa ende nuk ka të dhëna nëse SPAK do të hapë çështjen e Tiranës.