Britney Spears heq dorë përfundimisht nga rrjetet sociale, këngëtarja jep mesazhin e fortë

Britney Spears po përpiqet të qëndrojë larg gjërvave që i sjellin negativitet, duke filluar që nga Instagrami.

Ylli i popit çaktivizoi sërish llogarinë e saj në rrjetet sociale së fundmi dhe shpjegoi menjëherë se pas kësaj se ajo synon të ketë një jetë pa drama.

“Po mësoj se çdo ditë është një plan i ri për të provuar të jem një person më i mirë dhe të bëj atë që më bën të lumtur … po, unë zgjedh lumturinë sot,” shkroi ajo në Twitter .

“I them vetes çdo ditë që të heq dorë nga hidhërimi dhe të përpiqem të fal veten dhe të tjerët për atë që mund të ketë qenë lënduese.”– shtoi këngëtarja.

40- vjeçarja, u tha miliona ndjekësve të saj në Twitter se dëshiron “të jetë e patrembur, ashtu sikur ishte në rininë e saj dhe të mos jetë aq e frikësuar gjatë gjithë kohës”.

“Unë lutem në të vërtetë  për ‘Frymën e Shenjtë’ dhe shpresoj që ai shpirt të jetë edhe me fëmijët e mi!!!”- përfundoi ajo , duke iu referuar djemve të saj, Sean Preston, 16 vjeç, dhe Jayden James, 15 vjeç. “Po … unë zgjedh lumturinë dhe gëzimin sot ☀️!!!”

Këngëtarja e “Toxic” ndau gjithashtu një mesazh se ndihej “disi e mbingarkuar” përpara publikimit të duetit të saj me Elton John , “Hold Me Closer”, i cili do të publikohet këtë fundjavë.