Futet në karantinë në Napoli, anija luftarake greke, mister shkaqet
Një anije luftarake greke, ‘Prometeus’, është futur në karantinë në Gjirin e Napolit, pasi një ushtar 19-vjeçar humbi jetën në rrethana akoma misterioze.
Sipas raportimeve të para dyshohet se në anije ka një vatër Covid 19. Ushtari që humbi jetën në tamponin e parë ka rezultuar negativ, por pasi është bërë dhe një tampon i dytë ka përgjigjja ka qenë pozitive.
Dy ushtarë të tjerë janë shtruar në spital, në një zonë të izoluar në Cotugno, me shenjat e koronavirusit ku gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar.
Në orët në vijim, sipas raportimeve nga Ansa, të gjithë anëtarët e ekuipazhit të ‘Prometeus’, 250 marinarë, do t'i nënshtrohen tamponëve Covid 19.
Prometeus është një anije mbështetëse e marinës së Athinës. Ajo vinte nga Tunizia dhe kishte bërë plane të bënte një ndalesë në Napoli.