​I bie çatia mbi kokë, vdes e moshuara në Greqi/ Ja ku ndodhej në momentin fatal

Një 77-vjeçare ka ndërruar jetë në Greqi, pasi ika rënë mbi kokë çatia e shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në ishullin e Kretës në një fshat në zonën e Rethymnos. 

E moshuara 77 vjeçe, ndodhej në kuzhinë momentin fatal kur u shemb shtëpia dhe kishte ardhur në fshatin e saj në Kretë për pushime, raportojnë mediat greke.